ProCredit Bank: Nuk është vjedhur dega e bankës, por kompania që transporton të hollat
BILLI
Lexo edheMomenti kur plaçkitësit nxjerrin thasët me para nga ProCredit
Në njoftimin e bankës thuhet se nuk ka vend për shqetësim.
“Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun në bankën ProCredit sqaron se ngjarja e sotme e plaçkitjes nuk ka ndodhur në degën e bankës ProCredit në Lakrishte por i ka ndodhur kompanisë së transportit të të hollave në afërsi të lokacionit të lartshënuar.
ProCredit Bank siguron klientët se nuk kanë nevojë të shqetësohen pasi që të gjitha mjetet e bankës janë të siguruara bazuar në legjislacionin në fuqi në Kosovë”, thuhet në njoftimin e bankës, transmeton Express.
Lexo edheMomenti kur plaçkitësit nxjerrin thasët me para nga ProCredit