back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditProcesohen mbi 17 milionë euro për fermerë, Peci jep njoftimin

Procesohen mbi 17 milionë euro për fermerë, Peci jep njoftimin

Të ngjajshme

Haziri: Protesta e 7 gushtit, është thirrje për Republikën dhe mbrojtjen e vlerave

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri,...

Sorensen përfundon takimin me Osmanin, takohet me Kurtin

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen,...

Haxhiu: Në 2018 ne dolëm kundër Llabanit, ja çfarë përgjigje pranuam në atë kohë

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë...

Një i vdekur pas shpërthimit të një zjarri në Francë

Një grua ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë...

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar për procesimin e 17.1 milionë eurove për fermerët, në kuadër të programi për pagesa direkte.

Peci bëri të ditur se mjetet do të alokohen në llogaritë e fermerëve brenda pak ditësh, shkruan IndeksOnline.

“Mirëmëngjesi të dashur fermerë!

U procesuan 17.1 milionë euro për ju, mbështetje nga Programi për Pagesa Direkte 2025!

Këto mjete do të transferohen për pak ditë në llogaritë e juaja bankare.

Ju lumshin duart për mundin që bëni për të ushqyer Kosovën!” u shpreh ai.

Programi për pagesa direkte u nënshkrua nga Peci në vitin 2022.

Në kuadër të këtij programi parashihet përkrahje substanciale për shumicën e produkteve e posaçërisht për produktet strategjike për siguri kombëtare siç janë drithërat respektivisht gruri, mandej perimet, kulturat pemëtare e të tjera./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit