back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaSportPritje e ngrohtë për Salahun në Rusi, stërvitet në stadiumin ku valëvitet...

Pritje e ngrohtë për Salahun në Rusi, stërvitet në stadiumin ku valëvitet flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës (Video)

Të ngjajshme

Abdixhiku: Do të dëshiroja që kjo ditë të shënohet me maturitet politik, me debate të hapura

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku para...

Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të partisë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë...

Elijona rikthehet në BBVK pas trajtimit mjekësor

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj,...

Luis Enrique për Cristiano Ronaldon: Nuk ka datë skadimi

Trajneri i njohur spanjoll, Luis Enrique, ka habitur ndjekësit...

Njëri nga futbollistët më të mirë në botë, Mohamed Salah ka mbërritur në Rusi me Kombëtaren e Egjiptit.

Ylli i Liverpool ka qenë në rrezik për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror pas lëndimit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Por Salah duket se ka lënë lëndimin mbrapa dhe pritet të luaj qysh në ndeshjen e parë me Egjiptin më 15 qershor përballë Uruguait.

Kombëtarja e Egjiptit tani ka mbërritur në Rusi dhe po qëndron në qytetin e Groznyt që është pjesë e Republikës çeçene të Rusisë.

Egjipti po i kryen stërvitjet në stadiumin ‘Akhmat Arena’, që është stadium i klubit Akhmat Grozny.

E me të mbërritur Salah në seancën stërvitore pritjet për të kanë qenë fantastike nga publiku i pranishëm në shkallët e stadiumit.

Në këtë stadium janë të varur edhe dy flamujt shqiptarë, ai Kombëtar kuq e zi dhe flamuri shtetëror i Kosovës.

Këtë gjë e ka bërë klubi i Akhmat Groznyt në nderë të Bernard Berishës, Odise Roshit dhe Bekim Balajt që janë pjesë e rëndësishme e skuadrës çeçene.

Salah pritet të jetë njëri nga lojtarët kryesorë të këtij Kampionati Botëror. /Telegrafi/

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz