BallinaRegjionaleMitrovicëPriten drunjtë në oborrin e spitalit, iu dhurohen punonjësve të sigurimit

Priten drunjtë në oborrin e spitalit, iu dhurohen punonjësve të sigurimit

Të ngjajshme

​Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, reagon policia

Pas alarmit se në qendrën tregtare “Toptani” për bombë,...

Atletico thyen akullin, fiton më në fund në La Liga pas një muaji

Atletico Madridi ka fituar më në fund në La...

Shpërthejnë akuzat për tradhëti, reperja e njohur ndahet nga ylli i NBA

Megan Thee Stallion ka konfirmuar zyrtarisht fundin e marrëdhënies...

Nuk është ndonjë mal i prerë por është oborri i spitalit rajonal të Mitrovicës. Punëtorët këtu janë duke zbatuar një urdhër që ka dhënë vetë drejtori Hamzë Berisha që drunjtë të largohën nga oborri e të rregullohet një park.

E këtë e ka pranuar vetë ai përmes telefonit.

Ai dha arsyet se pse mori këtë vendim.

Por pavarësisht që Berisha thotë se nuk krijon rrezik, pacientët të cilët janë të shumtë në numër kanë deklaruar se prerja e drunjve ndikon direkt në ndotje të ambientit, gjë që do t`i shqetësonte pacientët.

Por Berisha këtë vendim e ka marrë pa u konsultuar me askënd e pa marrë leje nga Komuna e as nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar.

Drejtori Hamzë Berisha i tha televizionit se për infrastrukturën e spitalit ka takuar edhe kryetarin Agim Bahtiri por nuk përmendi që ka marrë leje të shkurtojë lisat e oborrit të spitalit.

Madje për takimin mes Berishës dhe Bahtirit nuk ishin njoftuar të gjithë.

E drunjtë që po prehën do t`u ipen punnjësve të spitalit .

Drejtori tha se ato do t`i marrin punëtorët e sigurimit pasi që kanë nevojë .

Spitali i Mitrovicës është bërë me donacion nga ambasada norvegjeze.

Sipas burimeve qe ka Televizioni ishin marrë vesh që ambienti të ruhej.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz