BallinaLajme​Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, reagon policia

​Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, reagon policia

Të ngjajshme

Ermiona Lekbello largohet nga Ferma VIP

Ermiona Lekbello ka ndërprerë rrugëtimin e saj në Ferma...

​Kanin: Vetëm paratë mund ta shtyjnë Serbinë të veprojë për Banjskën

David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns...

Të shtëna në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë – Trump evakuohet

Disa të shtëna janë dëgjuar në darkën e korrespondentëve...

Pas alarmit se në qendrën tregtare “Toptani” për bombë, ka reaguar policia e Tiranës.

“Rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30, shkruan TCH.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme”, sqarojnë blutë e kryeqytetit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz