Prishtinë, gruaja sulmon djalin e saj dhe një burrë
01
Lexo edheKujtohen viktimat e aksidenteve rrugore, nesër bllokohen tri rrugë në Prishtinë
Pasditen e djeshme, një person ka raportuar në policinë e rajonit të Prishtinës se është sulmuar nga një femër.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje. Lëndime ka pësuar edhe djali i të dyshuarës. Ndërsa, bëhet e ditur se kësaj të fundit i janë konfiskuar dy thika, transmeton Indeksonline.
Rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lexo edheKujtohen viktimat e aksidenteve rrugore, nesër bllokohen tri rrugë në Prishtinë
“Prishtinë 21.04.2018-12:30. Viktima mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër K/Shqiptare. Lëndime trupore ka pësuar edhe djali i të dyshuarës. Dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa nga e dyshuara janë konfiskuar dy thika. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, sqarohet në raportin 24-orësh të policisë./Indeksonline/