back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeKujtohen viktimat e aksidenteve rrugore, nesër bllokohen tri rrugë në Prishtinë

Kujtohen viktimat e aksidenteve rrugore, nesër bllokohen tri rrugë në Prishtinë

Të ngjajshme

Uran Ismaili me video emocionale, rrëfen për herë të parë jetën e tij

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka ndarë...

Çfarë efekti pozitiv ka hudhra në lëkurë, tregon doktori i njohur

Hudhra vlerësohet si një antibiotik natyral me efektet e...

Rubin: Shqiptarëve iu bëmë thirrje që të mos merrnin hak për horrorin që kishin përjetuar

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, po vazhdon dëshminë...

Nesër tri rrugët kryesore të Prishtinës do të jenë të mbyllura për dhjetë minuta, duke shënuar kështu ditën vendore të përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugor.

Aty do të realizohen tri përformanca artistike dhe sensibilizuese, ku do të jenë të përfshirë edhe autoambulanca dhe Policia.

Sipas njoftimit, përformancat do të nisin në ora 12:00 dhe do të zgjasin deri në orën 12:10, në rrugën ‘Garibaldi’, përbri Hotelit Grandit, në vendkalim të këmbësoreve, rrugën ‘Agim Ramadani’, para Hotel Sirius, në vendkalim të këmbësoreve dhe rrugën ‘Luan Haradinaj’, para New Born-it, në vendkalim të këmbësoreve.

I gjithë aktiviteti zhvillohet nga Qendra për Zhvillim Multikulturor.- Impact.

“Shënimi i kësaj dite ka për qellim, që nëpërmjet përkujtimi të viktimave në trafikun rrugor, të rrisim shkallën e ndërgjegjësimit qytetar  rreth sigurisë në rrugë, në mënyrë që të kemi numër më të vogël aksidentesh , respektivisht numër më të vogël të vdekjeve në rrugë”, thuhet në njoftim./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz