Prindërit ndërhyjnë në çift? Ja si të vendosni kufij pa krijuar konflikte

Një nga tensionet më të shpeshta në çift, sidomos në kultura ku familja është shumë e përfshirë, është ndikimi i prindërve dhe të afërmve në marrëdhënie. Komente për mënyrën si rriten fëmijët, si menaxhohen paratë, si organizohet shtëpia, me kë duhet të shoqërohesh dhe papritur, në marrëdhënien “ne të dy”, ka gjithmonë “të tretë”.
Psikologët familjarë thonë se problemi nuk është ekzistenca e familjes së gjerë, por mungesa e kufijve të qartë. Kur prindërit telefonojnë dhe presin të jeni të disponueshëm 24/7, kur futen në detaje të brendshme të marrëdhënies, kur partneri flet për problemet e çiftit më shumë me mamin/babin se me ty, krijohen aleanca të fshehta dhe përçarje.
Ky problem shpesh është më i fortë kur njëri nga partnerët është emocionalisht “i lidhur” tepër me familjen e origjinës dhe nuk ka bërë dot shkëputjen e shëndetshme psikologjike.
Në vend që të krijojë prioritet lidhjen e re, vazhdon të ketë si pikë reference primare prindërit: çfarë mendojnë ata, çfarë duan ata, me kë janë dakord ata.

Lexo edheTë rinjtë shqiptarë ndërtojnë skafin e parë shqiptar, “Skënderbeg 40”: Ja sa kushton
Zgjidhja nuk vjen duke luftuar me prindërit, por duke u bashkuar si çift. Hapi i parë është që të dy të jeni në të njëjtën faqe: çfarë konsideroni ndërhyrje, çfarë ju bën të ndiheni të pare respektuar, çfarë rregullash doni të keni (për vizitat, telefonatat, komentet për fëmijët, për financat).
Më pas, partneri duhet të vendosë kufijtë me familjen e vet, jo ti me vjehrrin apo vjehrrën, sepse kjo shpesh krijon konflikt të dyfishtë.
Shembull: “Mami, të dua shumë, por vendimet për fëmijët i marrim unë dhe X bashkë”, “E vlerësoj mendimin tënd, por për këtë gjë do vendosim ne të dy”.














