BallinaLajmeLajmet e FunditPrezantohen prurjet e reja te Kombëtarja e Kosovës – Krasniqi, Haxha e...

Prezantohen prurjet e reja te Kombëtarja e Kosovës – Krasniqi, Haxha e Raçi njëzëri: Forca Kosova

Federata e Futbollit të Kosovës ka prezantuar zyrtarisht tre prurjet më të reja në Kombëtaren A, përmes një videoje emocionuese të publikuar në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për Bledian Krasniqin, Florian Haxhën dhe Ron Raçin,  tre futbollistë të rinj që tashmë do të veshin fanellën dardane në ndeshjet e muajit qershor ndaj Armenisë dhe Komoreve.

“Unë jam Bledian Krasniqi, lojtari më i ri i Kosovës dhe jam shumë krenar që do të luaj për fanellën e Kombëtares së Kosovës. Forca Kosova”, u shpreh Krasniqi.

Nga ana tjetër, Florian Haxha u shfaq gjithashtu i emocionuar për thirrjen nga Kosova: “Ka me luftuar për fanellën e Kosovës. Forca Kosova”, tha ai shkurt, por me plot vendosmëri.

Edhe talenti i Prishtinës, Ron Raçi, ndau emocionet e tij: “Ta veshi këtë fanellë është një ëndërr e bërë realitet për mua”, u shpreh mbrojtësi premtues.

Kombëtarja e Kosovës po përgatitet për sfidat e ardhshme dhe prurjet e reja janë një sinjal i qartë për rifreskimin e ekipit dhe ndërtimin e një brezi të fortë për të ardhmen. /Telegrafi/

- Advertisement -