back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmePresidentja Osmani zhvillon takim me Papa Leonin e 14-të: I kërkova që...

Presidentja Osmani zhvillon takim me Papa Leonin e 14-të: I kërkova që Vatikani ta njohë Kosovën

Të ngjajshme

Spiropali paralajmëron hapjen e ambasadës së Emirateve të Bashkuara, në Tiranë

Ministrja e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme,...

Kiev, më shumë se një milion familje mbetën pa energji elektrike

Më shumë se një milion familje mbetën pa energji...

​PZAP-ja certifikon kandidatët e Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka rrëzuar...

SHBA-ja ia hoqi sanksionet, Bjellorusia liron 123 të burgosur

Bjellorusia ka liruar 123 të burgosur, përfshirë aktivisten e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, përmes një videoje ka njoftuar se sapo ka përfunduar një takim me Papa Leonin e 14-të në Selinë e Shenjtë.

Osmani, në paraqitjen e saj, tha se i ka kërkuar Papës që Vatikani ta njohë Kosovën si shtet, transmeton lajmi.net.

“Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për relacionet e Republikës së Kosovës dhe Vatikanit. Në takim me Papa Leonin e 14-të paraqita shpresën dhe besimin e gjithë popullit të Kosovës se Vatikani më në fund do ta marrë vendimin e shumëpritur që ta njohë Republikën e Kosovës, që t’i njohë vuajtjet e gjata të popullit të Kosovës për të jetuar i lirë, i pavarur dhe në demokraci, me shpresën se një vendim i tillë, i njohjes nga Vatikani, nga Shenjtëria e Tij, do të kontribuonte në mirëqenien më të madhe dhe në suksesin më të madh të Kosovës, Dardanisë antike, një toke që i ka dhënë botës dhe Evropës jo vetëm Gjergj Kastriotin Skënderbeun, heroin tonë kombëtar,” tha ndër të tjera presidentja Osmani. /lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz