back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaBotëPresidenti i ri i Gjermanisë, kritikues i ashpër i Trump-it

Presidenti i ri i Gjermanisë, kritikues i ashpër i Trump-it

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Asambleja parlamentare e Gjermanisë e ka zgjedhur sot Frank-Walter Steinmeierin president të ri të vendit me shumicë votash.

Ai u zgjodh president duke i fituar 931 vota nga 1.260 të mundshme.

Steinmeier, ish-ministër i Jashtëm i Gjermanisë, e kritikonte ashpër presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë fushatës zgjedhore në SHBA, transmeton Express.

Kur u pyet në muajin gusht për ngritjen e populizmit djathtist në Gjermani dhe vendet e tjera, Steinmeier i kritikoi ata që bëjnë politika me frikë.

Steinmeier lidhur me fushatëbërësin Trump, u shpreh si një “predikues i urrejtjes”. Më vonë ai bëri fjalë për “fundin e rendit të vjetër botëror”, me ardhjen e presidencës Trump. Një qëndrim që dukej se nuk donte të përshtatej me diplomatin, madje për disa vëzhgues edhe me burokratin babaxhan.

Ai e kishte quajtur Trumpin predikues të urrejtjes.

Presidenti gjerman ka pak pushtet ekzekutiv, por konsiderohet autoritet i rëndësishëm morali, transmeton Express.

Steinmeier e ka pasur përkrahjen e koalicionit të madh të kancelarës Angela Merkel, i përbërë nga partitë e qendrës së djathtë dhe asaj të majtë

/Gazeta Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz