Nisin dëbimet e imigrantëve klandestinë nga Amerika
Autoritetet amerikane kanë arrestuar dhe dëbuar qindra imigrantë pa dokumente, gjatë një operacioni të konsideruar si një kontroll rutinë, por që ka krijuar panik të madh në gjirin e imigrantëve në të gjithë vendin.
Efektivët e Agjencisë federale të specializuar për dëbimin e imigrantëve kishin në shënjestër disa vatra imigrantësh të paligjshëm në Los Angeles, New York, Chicago, Austin dhe shumë qytete të tjera.
“Objektivat e këtyre operacioneve nuk ndryshojnë shumë nga arrestimet rutinë që kryhen çdo ditë nga ekipet që merren me ndjekjen e personave të shpallur në kërkim”, deklaroi një zëdhënës i kësaj agjencie.
Lexo edheSelanik, bombë nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 75 mijë banorë
Në një dekret të firmosur me 25 janar 2017, presidenti Donald Trump i ka dhënë përparësi dëbimit të imigrantëve klandestinë të përfshirë në çështje kriminale dhe të akuzuar për krime.














