BallinaLajmePresidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen Zeqiri

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen Zeqiri

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka qëndruar sot në familjen e të ndjerit Feriz Zeqirit me ç’rast ka ngushëlluar familjarët dhe të pranishmit në ngushëllime.

Thaçi ka shprehur respektin institucional dhe personal për të ndjerin Feriz Zeqiri, duke çmuar lartë veprimtarinë e tij në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve të Skenderajt. Ai pa ashtu ka theksuar se vdekja e parakohshme e Feriz Zeqirit është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për institucionet.

Presidenti Thaçi në ngushëllim në familjen Zeqiri është shoqëruar nga Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura.

Feriz Zeqiri ka vdekur papritur në moshën 45 vjeçare. Ai është varrosur dje me nderime institucionale.

I ndjeri ka punuar në institucionet lokale si zyrtar i lartë i arsimit dhe Drejtor i Kulturës. Ai ishte edhe veprimtar i dalluar politik në Skenderaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz