Presidenti i FIFA-s i shkruan Ademit, e uron Feronikelin

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino i ka dërguar një telegram presidentit të FFK-së, Agim Ademi nëpërmjet të cilit e ka uruar KF “Feronikeli” për titullin e kampionit në IPKO Superligën e Kosovës.
Telegrami i presidentit Infantino:
I nderuari president,
Isha i lumtur të dëgjoja se KF ‘Feronikeli’ u kurorëzua si kampion i Kosovës për edicionin 2018/19. Kjo më jep kënaqësi për t’i përgëzuar ata për titullin e tyre të tretë në ligë!
Kjo, pa dyshim, është rezultat i angazhimit dhe punës së madhe, andaj të gjithë të përfshirët mund të jenë krenarë për këtë arritje të madhe. Unë do t’u jem mirënjohës nëse mund t’i përcillni urimet e mia për lojtarët, trajnerët, administratën dhe gjithë stafin teknik dhe mjekësor, si dhe për tifozët. Unë inkurajoj ata për të vazhduar punën me vendosmëri dhe motivim!
Lexo edheZyrtare: Ja me kë do të takohet Feronikeli në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve
Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, shfrytëzoj rastin të falënderoj KF ‘Feronikeli’ dhe Federatën tuaj që ka ndihmuar në përhapjen e mesazhit pozitiv të futbollit dhe për nxitje të zhvillimit të kësaj loje të bukur e cila na bashkon të gjithëve.
Pres që t’ju takoj së shpejti në Paris me rastin e Kongresit të 69-të të FIFA-s.
Me respekt,
Gianni Infantino















