Prekëse/ Ish-senatori 95-vjeçar Bob Dole ngrihet nga karrigia me rrota dhe nderon George H.W. Bush (VIDEO)
BILLI·

Në moshën 95-vjeçare ish-senatori Bob Dole ka qenë i pranishëm në homazhet në Selinë e Kongresit amerikan, për të nderuar presidentin e ndjerë George H.W. Bush, i ndarë nga jeta orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë.
Edhe pse mbërriti aty me një karrocë me rrota, Dole ngrihet i ndihmuar nga dy shoqërues dhe qëndroi përpara arkivolit të mikut dhe dikur rivalit të tij, duke i bërë të gjitha nderimet si një veteran i Luftës së Dytë Botërore pavarësisht nga vështirësitë shëndetësore dhe ato fizike.
- Bush dhe Dole u ndeshën për herë të parë me njëri-tjetrin në garën brenda republikanëve për zgjedhjet presidenciale në vitin 1988. George H.W. Bush fitoi, ndërsa Bob Dole qëndroi në Senat.
- Më pas, të dy krijuan një marrëdhënie të ngushtë pune. Bush dhe Dole, para se të anëtarësoheshin në Partinë Republikane dhe të përfshiheshin në politikë, kishin marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore. Dole ishte gjymtuar në njërin krah gjatë një beteje në Itali. Kurse Bush, ish-pilot, është veterani i fundit që ka qenë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
- George Herbert Walker Bush u nda nga jeta në Teksas në moshën 94-vjeçare. Ai lindi më 12 qershor 1924. Bush shpesh njihej si “George H W Bush”, “Bush 41”, “Bush Plaku”, apo “George Bush Sr.” për ta dalluar atë nga djali i tij, ish-presidenti George W. Bush.
- Ai ka qenë drejtor i CIA-s, i dërguar i SHBA në Pekin, kongresmen republikan, nënpresident dhe më pas President nga viti 1989 deri në 1993, vetëm në një mandat, pasi e humbi garën për mandatin e dytë kundër ish-Presidentit Bill Clinton. George H.W. Bush pasoi në Shtëpinë e Bardhë Ronald Reagan.

Lexo edheQeni asesi t’i ndahet ish presidentit Bush, e nderon edhe në Kongres














