Qeni asesi t’i ndahet ish presidentit Bush, e nderon edhe në Kongres

Qeni i shërbimit të George H.W Bush, i quajtur Sully, ishte mes qindra njerëzve që u mblodhën në ceremoninë përkujtore që po mbahet në Selinë e Kongresit të martën.
Labradori i verdhë ishte në qendër të vëmendjes në fundjavë, ku shihej i shtrirë pranë arkivolit të ish pronarit të tij Bush, një fotografi që u bë virale gjatë fundjavës.
I veshur me jelek terapeutik të flamurit amerikan, Sully u shoqërua nga një grua që qëndronte pranë qenit.

Lexo edheFranca tërhiqet nga taksa për karburantet
Sully së shpejti do të kthehet për të punuar së bashku me dy qentë të tjerë të shërbimit që ndihmojnë personelin e plagosur ushtarak në Qendrën Kombëtare Ushtarake Walter Reed në Uashington, DC.
Ai do të ndihmojë me terapi fizike dhe profesionale të ushtarëve të plagosur dhe personelit të shërbimit aktiv. /IndeksOnline/

















