BallinaSportPrapaskenat: Gjimshiti-Rashica, ja si u lanë jashtë Francës

Prapaskenat: Gjimshiti-Rashica, ja si u lanë jashtë Francës

Të ngjajshme

Dorëzohet projekti me plotësime për sheshin “Xhorxh Bush” të kryeqytetit

Drejtoria e Transformimit të Prishtinës ka dorëzuar sërish projektin...

Bajqinovci: PDK nuk mori pjesë fare në takime dhe as nuk propozoi emra për President

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në Politiko tha...

Kabashi: LVV kërkoi nënshtrim nga LDK-ja, harrone këtë gjë përjetësisht

Festim Kabashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se...

Sadiku: Lëvizja Vetëvendosje më e përshtatshme për opozitë se për qeverisje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka...

Sadiku: Kosovës i nevojitet një opozitë e re me emrin Vetëvendosje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka...
Ajo e djeshmja ishte një ditë jo fort e këndshme për të gjithë tifozët shqiptarë që kërkonin të informoheshin për listën me lojtarë që do të udhëtonin drejt Francës,
Shqipëria e ka për herë të parë pjesë marrjen në Europian dhe shpeshherë ndodh që të bëhen gabime prej fillestari. Ajo e djeshmja ishte një ditë jo fort e këndshme për të gjithë tifozët shqiptarë që kërkonin të informoheshin për listën me lojtarë që do të udhëtonin drejt Francës, por si asnjë vend tjetër në Europë, trajneri i kuqezinjve e zbardhi i fundit listën me të përzgjedhurit e tij.

Pati disa komunikime se lista do të shpallej pas seancës stërvitore të pasdites, por ajo u shty për më vonë. Më pas pati një tjetër njoftim se lista do të publikohej pasi skuadra të kishte darkuar, por edhe kjo nuk ndodhi, sepse De Biazi e shtyu publikimin e listës pas një takimi që zhvilloi me gjithë skuadrën në orën 21:30.

Italiani vazhdimisht është mburrur se zgjedhjet i bën ai dhe vetëm ai, por dje vonesa e tepruar dhe shtyrjet e vazhdueshme, duke “luajtur” disi edhe me durimin dhe nervat e tifozëve të shumtë, nuk lanë një shije të mirë në opinion, përcjell “Opinion.al”.

Pritja për të përzgjedhurit u bë si “show” në një “Big Brother”.

Surpriza e katërshes që u la jashtë nga tekniku De Biazi ishte pa dyshim ajo e Berat Gjimshitit. Nëse emrat e Amir Rrahmanit, Herolind Shalës dhe Milot Rashicës ishin të pritshëm, lënia jashtë Europianit e mbrojtësit të Atalantës habiti disi. Praktikisht, në Francë, De Biazi do të ketë në dispozicion vetëm tre qendërmbrojtës, Lorik Canën, Mërgim Mavrajn dhe Arlind Ajetin.

Mesfusha është e mbushur me shkatërrues. Nga nëntë lojtarë që janë pjesë e këtij reparti, pesë janë shkatërrues. Ledian Memushaj dhe Migjen Basha janë futbollistë teknikë dhe të bukur për t’u parë. Gjithashtu, lojtarë të krahut që sulmojnë dhe krijojnë janë edhe Odise Roshi e Ermir Lenjani. Duket se trajneri u ka kushtuar më shumë rëndësi shkatërruesve dhe taktikës mbrojtëse.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz