Posta e Kosovës nis shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet e trafikut
dp

Lexo edheLamtumirë Margarita Xhepa! Ikona e kinematografisë shqiptare dërgohet në banesën e fundit

Posta e Kosovës ka nisur shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet e trafikut, të cilën e përshkroi si “një iniciativë e rëndësishme që rrit sigurinë dhe përgjegjësinë në rrugë”.
Gjobat dërgohen drejtpërdrejt në adresat e qytetarëve, duke ofruar një mundësi më të përshtatshme dhe më të thjeshtë për të realizuar pagesat.
“Ky hap modernizues e bën procesin më të shpejtë dhe më të thjeshtë për qytetarët, duke siguruar një menaxhim efikas të detyrimeve të tyre”.

Lexo edheLamtumirë Margarita Xhepa! Ikona e kinematografisë shqiptare dërgohet në banesën e fundit
Për më tepër, qytetarët mund të paguajnë gjobat në çdo zyrë postare të Postës së Kosovës, duke u dhënë fleksibilitet dhe komoditet.
“Ky shërbim inovativ mbështet angazhimet e Policisë së Kosovës dhe të komunave, duke kontribuar në një trafik më të sigurt dhe një mjedis më të rregullt. Ky është një hap përpara në krijimin e një infrastrukture më të sigurt dhe më të besueshme për të gjithë qytetarët. Posta e Kosovës – besim, shërbim, siguri në çdo hap!”, ka njoftuar Posta e Kosovës./Express/