back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaRegjionaleDrenasPos rrymës, ja çfarë përfitojnë banorët e Drenasit nga ndërtimit i termocentralit...

Pos rrymës, ja çfarë përfitojnë banorët e Drenasit nga ndërtimit i termocentralit të ri

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” është promovuar nga Qeveria edhe si projekt që garanton dyfishim të kapaciteteve për ngrohje, meqë avullin e tij do të mundë ta fusë në shfrytëzim ngrohtorja “Termokos” njësoj sikurse që tani përdor atë nga termocentralet ekzistuese.

- Advertisement -

Drejtues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, të cilët kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, thonë se me këtë projekt ngrohje të mjaftueshme qendrore do ketë jo vetëm për banorët e Prishtinës, por edhe për ata të Fushë-Kosovës, Obiliqit dhe Drenasit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithatë, deri tani në sistemin e ri të ngrohjes janë të kyçur vetëm 20 për qind të banorëve të Prishtinës – dhe projekti shumëmilionësh për zgjerimin e rrjetit, i cili me kapacitetet ekzistuese të avullit mund të ofrojë ngrohje edhe për po kaq banorë të kryeqytetit – ka dy vjet që është zyrtarizuar, por ende nuk ka filluar të zbatohet në praktikë.Drejtues të “Termokosit” tani premtojnë se projekti i zgjerimit të rrjetit të ngrohjes me kapacitetet ekzistuese do të përfundojë gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Llukaj, në ditën e nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” ka thënë se ky është investimi i parë në gjenerim të kapaciteteve të reja që nga vitet 80’ dhe garanton stabilitet energjetik për vendin, si dhe dyfishim të kapaciteteve të koogjenerimit për ngrohje qendrore të Prishtinës me rrethinë.

Ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” është promovuar nga Qeveria edhe si projekt që garanton dyfishim të kapaciteteve për ngrohje, meqë avullin e tij do të mundë ta fusë në shfrytëzim ngrohtorja “Termokos” njësoj sikurse që tani përdor atë nga termocentralet ekzistuese.

Drejtues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, të cilët kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, thonë se me këtë projekt ngrohje të mjaftueshme qendrore do ketë jo vetëm për banorët e Prishtinës, por edhe për ata të Fushë-Kosovës, Obiliqit dhe Drenasit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithatë, deri tani në sistemin e ri të ngrohjes janë të kyçur vetëm 20 për qind të banorëve të Prishtinës – dhe projekti shumëmilionësh për zgjerimin e rrjetit, i cili me kapacitetet ekzistuese të avullit mund të ofrojë ngrohje edhe për po kaq banorë të kryeqytetit – ka dy vjet që është zyrtarizuar, por ende nuk ka filluar të zbatohet në praktikë.

Drejtues të “Termokosit” tani premtojnë se projekti i zgjerimit të rrjetit të ngrohjes me kapacitetet ekzistuese do të përfundojë gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Llukaj, në ditën e nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” ka thënë se ky është investimi i parë në gjenerim të kapaciteteve të reja që nga vitet 80’ dhe garanton stabilitet energjetik për vendin, si dhe dyfishim të kapaciteteve të koogjenerimit për ngrohje qendrore të Prishtinës me rrethinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz