Policit që vrau afro-amerikanin në SHBA i kërkohet divorci nga bashkëshortja
BILLI

Lexo edheVdekja e George Floyd, dalin pamje të reja: Tre policë ia vunë gjunjtë mbi trup (Video)

Ajo kërkoi divorcin nga Derek Chauvin, ditën që ai u pushua nga puna pas akuzave për vdekjen e Floyd të hënën.
“Këtë mbrëmje, unë fola me Kellie Chauvin dhe familjen e saj. Ajo është shkatërruar nga vdekja e zotit Floyd dhe shpreh ngushëllimet më të mëdha ndaj familjarëve të tij. Ajo ka vendosur të ndahet nga Derek Chauvin”.
“Zonja Chauvin nuk ka fëmijë nga martesa me Derek Chauvin, ajo me respekt dhe mirëkuptim kërkon që fëmijëve të saj, prindërve të saj të moshuar t’u jepet siguri gjatë kësaj kohe të vështirë”, është shprehur avokati i saj.

Lexo edheVdekja e George Floyd, dalin pamje të reja: Tre policë ia vunë gjunjtë mbi trup (Video)
Derek Chauvin është arrestuar nën akuzën e vrasjes. Prokurori i qytezës së Hennepin deklaroi se Chauvin akuzohet për vrasje të gradës së tretë ndërkohë që po hetohen dhe 3 policët e tjerë që ishin prezent në arrestimin e George Floyd.