Policia spanjolle qëllon me armë një burrë, bërtiti “Allahu është i Madh”
Policia spanjolle ka qëlluar me armë një burrë i cili shkaktoi alarm terrorist pranë kufirit mes Spanjës dhe Francës, duke bërtitur “Allahu Ekber” në një pikë kontromlli.
Policët hapën zjarr mbi personin, i cili besohet se është francez me origjinë afrikano-veriore, pasi ai filloi të bërtiste në arabisht kur automjeti me të cilin po udhëtonte u ndalua në një autostradë pranë La Jonquera në anën spanjolle të kufirit.
Ai u godit në këmbë dhe u dërgua menjëherë në spital. Në spital iu nënshtrua një operacioni dhe doktorët thonë se jeta e tij nuk është në rrezik, transmeton Gazeta Express.
Raportet lokale atje thonë se policët e urdhëruan atë të dilte nga makina në të cilën ishte dhe filluan të dyshonin në të pasi panë se ai kishte një objekt të dyshimtë në belin e tij.
Zyrtarët e Gardës Civile kërkuan përforcime nga policia rajonale, pasi ai filloi të bërtiste në arabisht, duke bërtitur fjalët “Allahu Ekber”, para se të kthehej në automjet.

Lexo edheSpanja shpëton 500 emigrantë në Detin Mesdhe
Ai thuhet se u qëllua dy herë dhe më pas u rrëzua në tokë, pasi doli nga makina 30 minuta pasi ishte rrethuar nga policia, me një objekt të paidentifikuar në dorë.
Ai u arrestua dhe një hetim është duke u bërë mbi incidentin, i cili ndodhi menjëherë pas mesnatës.














