BallinaLajmePolicia: Reshjet shkaktuan shembjen e shtëpisë ku humbi jetën tre vjeçarja

Policia: Reshjet shkaktuan shembjen e shtëpisë ku humbi jetën tre vjeçarja

Të ngjajshme

“Mos m’prek se t’q*va nanen allti”: Kërcënimet e policit i cili po tentonte vjedhjen e cigareve

Inspektorati Policor ka arrestuar një pjesëtar të Njësisë Speciale...

Teuta shfaqet me fustan të bardhë, ky detaj mori gjithë vëmendjen

Tetua Selimi është një nga këngëtaret me të dashura...

Si pasojë e shembjes së një shtëpie të vjetër tek Shatërvani në Prizren, ka humbur jetën një vajzë tre vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit Vesel Gashi, i cili përmes një lidhjeje direkte në emisionin Info Magazine, tha se përveç viktimës së fëmijës tre vjeçare,  lëndime nga shembja e shtëpisë e cila ishte objekt i vjetër banimi, kanë pësuar edhe një fëmijë tjetër, vajzë e moshës 10 vjeçare si dhe nëna e tyre 40 vjeçare.

‘’Sot rreth orës 15:50 ka ndodhur një incident ku është shembur muri i një shtëpie të vjetër ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë i moshës 3 vjeçare femër dhe janë lënduar dy persona të tjerë, një fëmijë i moshës 10 vjeçare femër si dhe nëna e tyre 40 vjeçare”.

Zëdhënësi Gashi, për Klan Kosova tha se arsyeja e shembjes së kësaj shtëpie ishte se ajo ishte objekt i vjetër e si pasojë e rrjedhjeve nga shiu ka ardhur deri tek shembja e saj.

‘’Shtëpitë kanë qenë të vjetra dhe si pasojë e reshjeve ka ardhur deri te shembja e shtëpisë.’’

Gashi tha gjithashtu se në momentin e shembjes së shtëpisë në fjalë, fëmijët ishin duke luajtur përreth por nga plagët e marra vogëlushja tre vjeçare nuk arriti të mbijetoi.

‘’Fëmijët kanë qenë duke luajtur në rrugë dhe nga plagët të cilët i ka marr fëmija tre vjeçar ka ndërruar jetë, të dy të tjerët janë në trajtim në spitalin rajonal të Prizrenit.’’

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz