BallinaLajmePolicia publikon detaje rreth ushtrimit të realizuar së bashku me Ambasadën Amerikane

Policia publikon detaje rreth ushtrimit të realizuar së bashku me Ambasadën Amerikane

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ushtrimi i përbashkët i planifikuar me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka filluar sot në orët e pasdites, rreth orës 15:00, dhe pritet të zgjasë deri në orën 21:00.

Sipas njoftimit zyrtar, ushtrimi tashmë është në fazën fillestare dhe zhvillohet sipas skenarëve të përgatitur, ku parashihet angazhimi i njësive të ndryshme policore, shkruan IndeksOnline.

Në operacion do të marrin pjesë njësitë patrulluese të rendit publik, njësitë e reagimit të shpejtë, si dhe njësitë elite speciale me profile të ndryshme. Gjatë ushtrimit do të përdoren mjete logjistike dhe pajisje të nevojshme për veprime të simuluara policore, varësisht prej situatave që paraqiten.

Policia ka kërkuar bashkëpunim dhe mirëkuptim nga qytetarët, sidomos nga pjesëmarrësit në trafik, duke apeluar që të shmangin qarkullimin në zonën përreth Ambasadës Amerikane – lagjja Arbëria në Prishtinë, për shkak të ndërprerjeve të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore.

Policia theksonë se ushtrime të tilla synojnë rritjen e kapaciteteve të reagimit dhe koordinimit ndërinstitucional në situata emergjente./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz