back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeSupremja e hedhë poshtë ankesën për votimin me raport mjekësor të “Down...

Supremja e hedhë poshtë ankesën për votimin me raport mjekësor të “Down Syndrome Kosova”

Të ngjajshme

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Gjykata Supreme e ka hedhur si të pasafatshme ankesën e Shoqatës “Down Syndrome Kosova”.

“Gjykata Supreme e Kosovës e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, përgjigjes në ankesë, dhe pas shqyrtimit edhe të shkresave të lëndës, gjeti se: Ankesa është e pasaftshme”, thuhet në njoftimin e Supremes.

Down Syndrome Kosova ishte ankuar kundër PZAP-së, pas refuzimit të ankesës së shoqatës ndaj udhëzuesit të KQZ-së për votim me asistencë, i cili parasheh që personat me aftësi të kufizuara, të cilët votojnë me asistencë, të kenë edhe raportin mjekësor. Pasi PZAP-ja ia refuzoi ankesën, shoqata paraqiti ankesë në Supreme.

Përmes ankesës, shoqata kërkoi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve para organizimit të çdo procesi zgjedhor të ardhshëm, të rishikojë dhe harmonizojë Udhëzuesin për Procedurat e Votimit me Asistencë me dispozitat kushtetuese, ligjore dhe me standardet ndërkombëtare që garantojnë të drejtën e votës, duke siguruar që të mos pamundësohet ushtrimi i së drejtës së votës për personat me aftësi të kufizuara.

Supremja në arsyetimin e saj ka thënë se ankesa është paraqitur jashtë afatit ligjor.

“Nga shkresat e lëndës konstatohet se vendimin Shoqata Down Syndrome Kosova, e ka pranuar më datën 05.12.2025 në orën 15:52h., ndërsa ankesën kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, e ka dorëzuar në Gjykatën Supreme më datë 08.12.2025 në ora 13:20h, e që rrjedhimisht rezulton se ankesa është dorëzuar pas kalimit të afatit prej dyzet e tetë (48) orëve”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme.

Të Fundit

Sport

ShowBiz