BallinaLajmePolicia përmes raportit ditor jep detaje rreth vdekjes së dy të rinjve...

Policia përmes raportit ditor jep detaje rreth vdekjes së dy të rinjve në autostradë

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka dhënë detaje rreth vdekjes tragjike të dy konduktorëve të Sharr Travelit.

Në raport theksohet se viktimat në momentin kritik kishin zbritur nga autobusi dhe ishin duke e kaluar rrugën nga njëra trase në tjetrën dhe kanë rënë në humnerë. Si pasojë e kësaj, viktimat kanë vdekur në vend.

“Raportohet se dy viktimat meshkuj K-Shqiptar (punëtor të një kompanie)  në  urën me nr. 11 në autostradë  kanë zbrit nga autobusi dhe duke kaluar këmbë nga një trase në trasenë tjetër të autostradës kane rënë në humnere ku si pasoj kanë vdekur në vend. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar shoferë të njëjtës kompani janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa trupat e pa jetë të viktimave janë dërguar ne IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së./GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz