Sipas Zahitit, kjo duket më shumë rast për prokurori sepse duket se është politike.
“Deri më tani nuk ka kurrgjë konkrete. Nuk është raportuar as në Skenderaj diçka e tillë. Ne zyrtarisht e pranojmë kur vjen dikush dhe ankohet edhe deponon diçka në Polici, e deklarata të tilla s’duam të komentojmë se kur ka deklarata të tilla më shumë është punë e prokurorisë sepse është politike dhe mediale”, ka thënë Zahiti.
Gjatë ditës së sotme mediat kanë publikuar një letër të familjes Geci nga Llausha e Skenderajt, përmes të cilës kjo familje kërkon mbrojtje nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe bashkësia ndërkombëtare.
Ata thonë se janë të shqetësuar se dikush do ta vrasë familjarin e tyre Gani Gecin dhe nëse kjo do të realizohet atëherë ata do ta mbajnë përgjegjës presidentin e vendit, Hashim Thaçin.
Madje, sipas tyre nëse diçka i ndodh Gani Gecit, ata do të përgjigjen në mënyrën e njëjtë.


