Endrit Thaçi falënderon shqiptarët në protestë: Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër
dp

Lexo edhe“JO NË EMRIN TIM” – Qindra protestues mblidhen në shesh kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai është deklaruar gjatë protestës që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku ka falënderuar edhe mediat për raportimin dhe bashkëpunimin.
“Dua t’i falënderoj të gjithë popullin shqiptar për mbështetjen, jemi falënderues shumë. Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër”, ka deklaruar Thaçi.
Ai më pas ka falënderuar edhe gazetarët për punën e tyre.

Lexo edhe“JO NË EMRIN TIM” – Qindra protestues mblidhen në shesh kundër vendimit të Gjykatës Speciale
“Faleminderit për mediat që janë treguar shumë bashkëpunuese, si dhe për punën e palodhshme që keni bërë”, ka shtuar ai.
Endrit Thaçi është parë së bashku me Klestor Veselin, djalin e Kadri Veselit, në protestën që po zhvillohet në Prishtinë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.