Meha: Nuk është koha për përçarje, por për veprim të përbashkët
dp

Lexo edhe“Një natë më herët…”, djali i Kadri Veselit rrëfen momentet para vendimit në Hagë: Doja të ishim të përgatitur për gjithçka

Ish ministri i Mbrojtjes, Armend Meha ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas aktgjykimit të djeshëm në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Meha ka bërë thirrje për bashkim dhe koordinim më të ngushtë ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës, duke kërkuar që dy qeveritë të ndërtojnë një platformë të përbashkët për veprim diplomatik.
Ai ka theksuar nevojën për udhëzime të qarta për ambasadorët dhe një strategji të përbashkët diplomatike, me synim mbrojtjen e së vërtetës historike dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, raporon IndeksOnline.

Lexo edhe“Një natë më herët…”, djali i Kadri Veselit rrëfen momentet para vendimit në Hagë: Doja të ishim të përgatitur për gjithçka
“Nuk është koha për deklarata të ndara. Është koha për veprim të përbashkët”, ka shkruar Meha, duke shtuar se në këtë periudhë nevojitet “më pak përçarje dhe më shumë bashkim”.