Pas dënimit të Kadri Veselit, djali i tij rrëfen momentet e vështira
dp·
Shpërndaje:
Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka reaguar përmes disa postimeve në Instagram, një ditë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, në aktgjykimin e shkallës së parë të shpallur më 16 shtator.
Klestor Veseli ka përshkruar momentet para dhe gjatë shpalljes së vendimit, duke treguar se natën para aktgjykimit kishte qëndruar me familjarët e tij.
“Natën e 15 Shtatorit, ja arrita të fle gjumë, por jo të pushoj. Atë natë kisha shkuar të shoh axhallarët e mi, të përqafoheshim fort dhe të mundoheshim t’ja japim një farë force e kurajo përballë asaj që na priste nesër”, ka shkruar ai.
Ai tha se familja ishte optimiste, por ishte përgatitur për çdo skenar.
“Doja të ishim të përgatitur për gjithçka”, ka shkruar Veseli, duke përmendur edhe historinë e popullit shqiptar dhe figurën e Adem Jasharit.
Ai ka rrëfyer edhe udhëtimin drejt Gjykatës Speciale mëngjesin e 16 shtatorit, duke thënë se gjatë rrugës kishte parë automjete me tabela të huaja, por që sipas tij ishin shqiptarë.