Policia në Prishtinë realizon 165 urdhëresa të gjykatës brenda një jave, sekuestron edhe 9 armë
dp

Lexo edheKurti: Shtesat për fëmijë do të rriten për 25 për qind nga janari 2027

Sipas njoftimit të Policisë, nga numri i përgjithshëm i urdhëresave, 38 kanë qenë për vepra penale, ndërsa të tjerat kanë pasur të bëjnë me kundërvajtje, seanca gjyqësore dhe verifikime të ndryshme.
Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara në urdhëresa.
Gjatë kësaj periudhe, aktivitetet policore janë shtrirë edhe në fusha të tjera të sigurisë.
Në rajonin e Prishtinës janë sekuestruar nëntë armë zjarri, ndërsa për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut janë shqiptuar gjithsej 4 mijë e 27 gjoba.

Lexo edheKurti: Shtesat për fëmijë do të rriten për 25 për qind nga janari 2027
Nga to, 268 janë evidentuar përmes veturës inteligjente dhe radarëve mobilë.
Policia nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me personat ndaj të cilëve janë realizuar urdhëresat apo rrethanat e sekuestrimit të armëve. /Lajmi.net/