Policia kontrollon lokalet e natës në Klinë, punonin 12 shtetase të huaja
Njësia e Hetimeve, Stacioni Policor në Klinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore (PTH)-Pejë dhe Gjykatën Themelore në Pejë, kanë bërë implementimin e urdhëresës për kontrollimin e lokaleve të parapara me plan në katër lokacione të ndryshme në komunën e Klinës.
Në këtë plan kanë qenë të përfshirë oficerë policorë nga Stacioni Policor në Klinë, NJRSH-DRP Pejë, DHTQNJ-DKKO, Inspektorati i Punës dhe Inspektorati Komunal.
Gjatë operacionit policor nga ana e Inspektoratit të Punës në të gjitha lokacionet janë hasur punëtorë duke punuar pa leje të punës dhe nga inspektorët komunalë në mungesë të dokumentacionit është mbyllur një lokal.

Lexo edheLajmi i fundit: Bie nga ndërtesa 60 vjecari!
Në një lokal tjetër në njërën nga dhomat e gjumit është gjetur dhe është sekuestruar një sasi e vogël (rreth 1 gr) që dyshohet të jetë e llojit marihuanë dhe një aparat për bluarjen e marihuanës. Lidhur me këtë është njoftuar prokurori kujdestar dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Gjatë kontrollit në dy lokale janë hasur duke punuar dymbëdhjetë (12) shtetase të huaja të cilat janë shoqëruar në Stacionin Policor në Klinës. Lidhur me qëndrimin e tyre në Republikën e Kosovës është duke u marrë DHTQNJ-Pejë dhe Njësia për Migracion. /Indeksonline/














