back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPolicia konfirmon rastin e përdhosjes së flamurit kombëtar në Suharekë nga dy...

Policia konfirmon rastin e përdhosjes së flamurit kombëtar në Suharekë nga dy të mitur

Të ngjajshme

Gara në Mitrovicë të Jugut | Peci fiton më shumë vota me kusht se Tahiri

Ka përfunduar numërimi i dy vendvotime të votave me...

Bëhet shkrumb e hi një shtëpi në Bllagajë të Pejës

Një shtëpi është bërë shkrumb e hi mbrëmë në...

Sot pritet të rikthehen aktivitetet zgjedhore në Maqedoni të Veriut

Kandidatët e partive dhe koalicioneve tjera të cilët kanë...

U vetaksidentua me biçikletë, ndërron jetë një person në Prizren

Një mashkull, shtetas i Kosovës, ka ndërruar jetë pasi...

Ia vodhi babait mbi 24 mijë euro, arrestohet 34-vjeçari në Shtime

Një person është arrestuar të martën për vjedhjen e...

Gjatë ditës së sotme, Indeksoline publiko disa pamje ku shiheh një i ri duke e dëmtuar/shqyer flamurin kombëtar.

Lidhur me këtë rast kanë reaguar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë në rajonin e Prizrenit, tha se të përfshirë janë dy të mitur dhe se rasti është regjistruar në Studençan të Suharekës.

Sipas tij, të miturit janë intervistuar në prani të prindërve duke e pranuar veprimin, mirëpo kanë thënë se nuk kanë pasur qëllim nënçmimin dhe se janë penduar.

“Me datë 23.07.2025, Policia ka pranuar një informacion dhe video-regjistrim që lidhen me një veprim të papërshtatshëm ndaj flamurit kombëtar nga dy të mitur në Studençan, Suharekë. Pas reagimit të menjëhershëm, të miturit janë intervistuarnga policia në prani të prindërve dhe kanë pranuar veprimin, duke theksuar se nuk kanë pasur qëllim nënçmimi dhe janë penduar”, ka thënë Bytyqi.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë tha se prokurori përgjegjës, pas shqyrtimit të rastit, ka vlerësuar se nuk ka bazë për hetim penal, pasi veprimi është kryer pa vetëdije dhe pa qëllim nxitjeje të urrejtjes./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz