BallinaPolicia konfirmon që edhe sot e kërkuan Kurtin

Policia konfirmon që edhe sot e kërkuan Kurtin

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Policia e Kosovës ka njoftuar se me njësitet e saja relevante, bazuar në fletë arrestet e lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë kanë kërkuar deputetin e VV-së, Albin Kurtin, në lagjen “Aktash”.

Sipas Policisë, Kurti nuk është gjetur në lokacion dhe njësitet nuk kanë realizuar ndonjë bastisje, por vetëm kontroll për deputetin Kurti, përcjell Indeksonline.

Në komunikatë, Policia sqaron se kanë vepruar sipas autorizimeve ligjore në koordinim me Prokurorin kompetent.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të PK-së lidhur me kërkimin e Kurtit:

Po, mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës (PK) me njesitet e saja relevante policore, bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore si dhe bazuar në Fletë Arrestet e lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë ka vazhduar me kërkimin e personave të kërkuar me Fletë Arrest. Në këtë rast në një lokacion në lagjën Aktash të Prishtinës është kërkuar z.Kurti, por i njëjti nuk është gjetur në atë lokacion, PK-ja nuk ka realizuar ndonjë bastisje por vetëm kontroll për përsonin në fjalë. Të gjitha veprimet policore janë realizuar konform autorizimeve ligjore dhe në koordinim me Prokurorin kompetente. Policia e Kosovës bazuar në mandatin ligjor që ka do të vazhdoj me realizimin e fletëarresteve të lëshuara nga organet e drejtësisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz