Policia jep detaje për arrestimin e Xhabir Zharkut
BILLI

Lexo edheDetaje nga brenda takimeve Albin Kurti- Isa Mustafa: Ky është “Propozimi Ideal” i Vetëvendosjes për postin e presidentit

Sot është arrestuar ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, pasi që dyshohet se i njëjti ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Baki Kelani, i cili ka bërë të ditur se rasti i keqpërdorimit dyshohet se është kryer në vitit 2010 në Kaçanik.
“Sot, më 14.12.2019, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Ferizajt, ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe ‘Ushtrim i ndikimit’”.

Lexo edheDetaje nga brenda takimeve Albin Kurti- Isa Mustafa: Ky është “Propozimi Ideal” i Vetëvendosjes për postin e presidentit
“Rasti dyshohet se ka ndodhur në vitin 2010 në Kaçanik. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”.