BallinaLajmePolicia ia shpëton jetën një fëmije në qendër të Prishtinës

Policia ia shpëton jetën një fëmije në qendër të Prishtinës

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 16:00 ka marrë informatë se në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë një fëmijë është duke humbur ndjenjat për shkak të asfiksonit.

Përmes një njoftimi, policia ka theksuar se Njësiti i Biçiklistëve i policisë ka reaguar menjëherë dhe me shpejtësi ka arrit në vendin e ngjarjes.

 

 

“Me të arritur në vendin e ngjarjes policia ka vërejtur se fëmiut i’u kishte rrotulluar gjuha duke i shkaktuar probleme me frymëmarrjen.

Menjëherë zyrtaret policor kanë filluar me dhënien e ndihmës së parë si dhe lirimin e rrugëve të frymëmarrjes së fëmiut me c’rast të njëjtit i është rikthyer frymëmarrja normale.

Me shpejtësi nga aty ai është dërguar nga ana e policeve për në shtëpinë e shëndetit në qendër, përderisa me pas është transferuar në QKUK për trajtimin adekuat mjekësor.

Policia e Kosovës është e hapur dhe mirëpret tendencat e të gjithë qytetarëve për krijimin e reaksionit të ndërsjellë për afërsi dhe bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz