Policia gjobit shoferin e motiçikletës për prishje të rendit dhe qetësisë publike
dp

Lexo edheCertifikohen 248 kandidatë të cilët e kanë kaluar me sukses Provimin e Jurisprudencës

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, gjatë realizimit të detyrave, ka identifikuar një motoçikletë, drejtuesi i së cilës ka shkaktuar zhurmë dhe ka prishur rendin dhe qetësinë publike.
Lidhur më këtë ndaj shoferit dhe pasagjerit të motoçikletës janë marrë masa, ku ju janë shqiptuar 8 gjoba për kundërvajtje, të ndryshme.
Gjobat e shqipëtuar janë: prishja e rendit dhe qetësisë publike, drejtimi i motoçikletës pa patentë shofer apo kategori përkatëse, drejtimi i motoçikletës pa helmetë dhe gjoba të tjera në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi.

Lexo edheCertifikohen 248 kandidatë të cilët e kanë kaluar me sukses Provimin e Jurisprudencës

Po ashtu, motoçikleta është sekuestruar nga zyrtarët policorë, në pajtim me procedurat dhe kompetencat ligjore./Indeksonline/