back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmePolicia e Kosovës reagon ndaj deklarimeve dhe publikimeve për gjoja përfshirje në...

Policia e Kosovës reagon ndaj deklarimeve dhe publikimeve për gjoja përfshirje në skenare të ndryshme

Të ngjajshme

Baneri ”UEFA Mafia” i kushton Crystal Palace me dënim nga UEFA

Problemet e Crystal Palace me institucionet e futbollit europian...

Altcoinët shpërthejnë mes rënies së lehtë të tregut kripto në gusht

Muaji gusht solli një kthesë interesante në tregun global...

Mendimi për motin: Natë e ftohtë me minimale prej 6C, të enjten mbetet freskët, por me diell

Mendimi për motin – 17.09.2025 Pas depërtimit të masave më...

Begaj takon kryeministrin hungarez Orban, flasin për mbi thellimin e bashkëpunimit dypalësh

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë...

Policia e Kosovës, si një ndër institucionet kryesore për zbatimin e ligjit, reagon ndaj disa deklarimeve dhe publikimeve, të disa mediave/portaleve për gjoja përfshirjen e Policisë së Kosovës në skenare të ndryshme dhe për hirë të informimit të drejtë dhe korrekt, njofton qytetarët e vendit dhe mediat se deklarimet dhe publikimet e tilla nga kushdo qofshin ato janë të pa bazuara dhe të dëmshme për vendin pasi që ndikojnë në rritjen e tensioneve dhe krijojnë pasiguri ndër qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ju konfirmojmë se detyrat e autorizimet e përgjithshme të Policisë së Kosovës janë të përcaktuara me ligjin për policinë, të orientuara në mbrojtjen e jetës, pronës dhe ofrimit të sigurisë, mbroj të drejtat dhe lirit themelore të të gjithë personave, garantimin e lëvizjes dhe shprehjes së lirë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim, menaxhoj dhe kontrolloj kufirin shtetëror, ofroj ndihmë gjatë fatkeqësive natyrore dhe në raste tjera emergjente.

Prandaj inkurajojmë të gjithë, në veqanti qytetarët që mos të bien pre e dezinformatave dhe spekulimeve të ndryshme, por të shfaqin besim si deri më tani në punën e Policisë së Kosovës dhe përkushtimin e saj kushtetues dhe ligjor për rend, qetësi dhe siguri të përgjithshme në vend.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz