Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e këtij personi
03

Lexo edheKy është personi banesa e të cilit u përfshi nga zjarri në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, po kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen dhe arrestimin e Tim Kajtazit, i cili dyshohet se i ka kryer disa vepra penale. Policia e ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshyar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.
Tim Kajtazi dyshohet se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor, posedim narkotikësh dhe substanca psikotrope ose analoge, dhunë në familje si dhe shmangie nga pagest e trafiave të detyrueshme doganore.
I dyshuari Kajtazi kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë-dega në Istog.

Lexo edheKy është personi banesa e të cilit u përfshi nga zjarri në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor./Indeksonline
