back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeKy është personi banesa e të cilit u përfshi nga zjarri në...

Ky është personi banesa e të cilit u përfshi nga zjarri në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Një banesë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë gjatë ditës së sotme është përfshirë nga zjarri.

Ndërkohë që shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, mjeku kujdestar në qendrën e reanimimit në QKUK, ka folur për gjendjen shëndetësore të personit në banesën e të cilit shpërtheu zjarri. Ai ka thënë se pacienti i cili është i moshës 30-vjeçare ka pësuar disa djegie në dorë dhe këmbë si pasojë e zjarrit, dhe se do t’u nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjike.

“Për momentin veç një pacient është. Rreth orës 9 të mëngjesit ndihma e shpejtë e ka sjellë, gjinia mashkull, rreth 30-tave i lindur. Për shkak të djegies të banesës në Prishtinë, gjendja e tij është stabile, e ka të djegur dorën e djathtë dhe këmbën e majtë. E ka marrë terapinë, ka me qëndru edhe nja 1 orë në reanimim dhe më pas do të dërgohet në kirurgji plastike. Për momentin në reanimim nuk ka pasur pacientë të tjerë, në repartet tjera nuk e di”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz