Podujeva bëhet me Spital të Përgjithshëm
Kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka njoftuar qytetarët e Komunës së Podujevës, se ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka marrë vendin që në Podujevë të themelohet Spitali i Përgjithshëm.
Kryetari Veliu tha se bazuar në legjislacionin në fuqi, ministri i Shëndetësisë sot ka marrë vendim për themelimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë.
“Themelimi i Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë do të krijojë lehtësira për qytetarët tanë, të cilët për t’i marrë shërbimet më të thjeshta mjekësore, deri më tani i janë drejtuar Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)”, ka bërë të ditur kryetari Veliu, përmes një postimi në Facebook.

Lexo edheMinistrja Hoxha nënshkruan tri marrëveshje me Slloveninë
Në Podujevë tashmë është ndërtuar objekti, i cili fillimisht ishte dedikuar si repart i Maternitetit në kuadër të QKMF, por me kapacitetet që ka objekti plotëson nevojat edhe për një spital. /Telegrafi/












