Po vazhdon punen Kuvendi i V-zgjedhor i Rinisë Demokratike në Skenderaj (FOTO)
BILLI

Lexo edhe“Dhuratat” e Bekim Jasharit për zjarrfikësit e Drenasit! (FOTO)

Qindra të rinj të Komunës së Skenderajt kanë marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Rinisë Demokratike.
Aty të pranishëm ishin edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, zëvendëskryetari Enver Hoxhaj, kryetari i degës, Sami Lushtaku, ministrat Uran Ismaili e Abelard Tahiri dhe personalitete të tjera.
Siç thuhet në kumtesën e PDK-se, kreu i kësaj partie, Kadri Veseli, tha se është krenar që Dekadën e Re po e fillon në Drenicë, në vendin e zhvillimeve më të rëndësishme për të ardhmen e vendit.
“Nuk ka parti shqiptare që ka bërë më shumë për Kosovën dhe kombin shqiptar sesa Partia Demokratike e Kosovës. Njerëzit e PDK-së, jo vetëm para dhe gjatë luftës, por edhe pas saj, kanë udhëhequr proceset më të rëndësishme për krijimin dhe transformimin e Republikës së Kosovës”, tha Veseli.
Ka shkaur ora një pas mesante dhe ende po vazhdon punen Kuvendi i V -zgjedhor i Rinisë Demokratike në Skenderaj.

Lexo edhe“Dhuratat” e Bekim Jasharit për zjarrfikësit e Drenasit! (FOTO)


