BallinaSportPo shkëlqen te Trabzoni, presidenti flet për Muçin: Do ta marrim nga...

Po shkëlqen te Trabzoni, presidenti flet për Muçin: Do ta marrim nga Besiktasi, do ta bëjmë…!

Të ngjajshme

Ditë me angazhime për Edon Zhegrovën, gëzoi tifozët e Juventusit

Edon Zhegrova ishte i zënë së bashku me dy...

Sikur të jetë janar… bora mbulon një pjesë të Jezercit në Ferizaj

Këto dy ditë, në Kosovë temperaturat kanë rënë krahasuar...

Shkelja e të drejtave të çlirimtarëve, Haradinaj: Me arrestime u munduan t’i fshehin provat nga Serbia

Një raport i organizatës prestigjioze “Bar Human Rights Committee...

Presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan ka folur për Ernest Muçin dhe formën e tij të jashtëzakonshme.

Mesfushori me tipare sulmuese është duke shkëlqyer te skuadra turke dhe huazimi i tij i ka bërë mirë edhe në formën personale, shkruan Indeksonline

Por, në fund të sezonit, Muçi do të rikthehet në Besiktas – aty ku ka kontratë.

Megjithatë, presidenti Dogan thotë se mund ta blejnë kartonin e plotë në fund të sezonit.

“Muçi është një lojtar që ekipi ynë e identifikoi, por nuk e merrnim dot për shkak të kostos së tij. Andaj vendosëm ta huazonim. Nëse stafi teknik thotë ta marrim tani, do ta bëjmë në fund të sezonit, vërtetë do ta bëjmë. Nuk do të bëjmë biznes. Shifrat janë tashmë të qarta. Trabzoni tashmë ka dërguar një ofertë. Nëse stafi e do, do ta marrim”, u shpreh presidenti

24-vjeçari shqiptar në 12 ndeshje ka shënuar pesë gola dhe ka bërë një asist./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz