Vitet nuk ia kanë humbur interesin për ngjarjet e fundit politike.
Ai njeh mirë të gjithë politikanët e zhvillimet që po ndodhin në vend, ndërkaq, tregon edhe kush do të kishte mundur të ndryshonte Kosovën.
“Ibrahim Rugova tish kanë gjallë deri tash ish diktu pak puna, rahmet i past shpyrti ai i ka dhanë zor, edhe kta tjerët po kta sun po vinë dakord me veti kërkun” shton ai duke thënë se më parë besa ishte më e fortë se që është tani.
Tash kur ai nuk ka moshatarë, me mall 105 vjeçari kujton kohën kur së bashku me miqtë e bashkëfshatarë mblidheshin nëpër oda e nuk mungonte as kënga.
Ai shprehet se ka edhe dyshime mbi atë se në cilën moshë ishte regjistruar, ndërkaq, thotë se familjarët dikur i kishin thënë se kishte qenë mjaft i madh sa për të dalë më blegtori kur ishte lajmëruar.
Kosovari që ka kaluar tri lufta është rast i rrallë në vend.
Sipas agjencisë së statistikave të Kosovës, mbi moshën 65-vjeçare janë vetëm 7% e popullsisë, ndërsa, rastet si ky me shëndet të mirë me mbi 1 shekull jetë janë të veçanta edhe në rajon./Express/