Një plagosje ka ndodhur sot në Prishtinë, saktësisht në lagjen ‘Arbëria’ në rrugën që të qon për në Mitrovicë.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 ndërsa raportohet se një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
“Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona si dhe ka konfiskuar dy armë. Njësitet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes po merren me rastin”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga RTV Dukagjini, personat e shoqëruar në polici kanë kundërshtuar arrestimin e tyre.
Më poshtë mund të shihni pamje nga ky rast:

