BallinaLajmePistoleta e terroristit të Berlinit i takonte një pjesëtari të UÇK’së

Pistoleta e terroristit të Berlinit i takonte një pjesëtari të UÇK’së

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Anis Amir që vrau njëmbëdhjetë njerëz dhe plagosi dhjetëra të tjerë, në Tregun e Krishtlindjeve në Berlin në fund të vitit të kaluar, duke i shkelur me kamion, posedonte edhe një pistoletë të kalibrit të vogël Erma EP 552, që para se të binte në duart e terroristit kishte qenë në pronësi të një ish pjesëtari të UÇK’së.

Mediat gjermane kanë përshkruar historinë e lëvizjes së pistoletës, e cila ishte blerë në Gjermani në vitin 1992, për të kaluar në Zvicër, përcjellë gazetametro.net.

Më vonë një trafikant i armëve ja kishte shitur atë një shqiptari të Kosovës. Më vonë gjatë viteve 90’të, pistoleta ishte sjellë në Kosovë, dhe i ishte dhuruar një pjesëtari të UÇK’së.

Pistoleta nuk dihet se si ka përfunduar në duart e terroristit, dhe shqiptari që e kishte sjellë atë në Kosovë shumë vite më parë, kur ishte kontaktuar për t’u pyetur, ishte shprehur i habitur se si kishte përfunduar në duart e terroristit.

Personi që kishte sjellë pistoletën në fjalë ilegalisht në Kosovë, bashkë me 34 pistoleta të tjera, është Jetmir Podrimçaku.

Në vitin 1994 Podrimçaku bashkë me një bashkëpunëtor zviceran ishte dënuar për trafikim me armë.

Media gjermane e kishte kontaktuar Podrimçakun përmes Facebook’ut, i cili në vitin 1994 kishte emigruar në SHBA.

Podrimçaku, i ka thënë gazetës se armën ja kishte sjellë një të afërmi në Kosovë, dhe është i habitur se si ka mundur që ajo të kthehet në Gjermani, dhe të bie në duart e terroristit. /gazetametro

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz