Mësohet se kur fillon punën Gjykata Speciale
Punën dhe zbatimin e Dhomave të Specializuara nuk mund të ndikojnë politikat kosovare në Kosovë.
Gjykata Speciale e Kosovës do të funksionalizohet dhe do të kryejë detyrën e saj në Kosovë, pavarësisht zhvillimeve të jashtme.
Kështu ka thënë në një prononcim për Indeksonline, Avis Benes, zëdhenëse e dhomave të specializuara të Gjykatës Speciale.
“Në përgjithësi, Dhomat e Specializuara për Kosovë, janë të përqendruar plotësisht në zbatimin e mandatit të tij, i cili është në vazhdim e sipër, pavarësisht nga çdo zhvillim të jashtëm” thuhet në përgjigjen e Benes për Indeksonline.
Tani më gjithqka është gati që nga prokurorët, gjykatësit, që të nis ky process.
Mirëpo, për të marr dritën e gjelbërt, fillimisht të mërkurën, Kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse An Pauër-Ford, do të shqiptojë përmbledhjen e aktvendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e rregullave të rishikuara të Rregullores së Procedurës dhe të Provave miratuar nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Lexo edheFalja e Bajramit në Marec, festë me të shtëna armësh (VIDEO)
Benes tha se nëse jepet rezultati pozitiv, kjo rregullore do të hyjë në fuqi për pas shtatë ditësh.
“Kjo do të jetë koha kur dhomat e specializuara do të bëhen plotësisht funksionale” është përgjigjur Benes.
Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë do të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-UÇK-së që, siç thuhet, ‘i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000’, siç e ka përshkruar në raportin e tij për Këshillin Evropian senatori Dick Marty.
Tërë këtë processdo të udhëheq Ekaterina Trendafilova, Kryetarja e Dhomave të Specializuara.














