Peticioni kundër Brexit merr 4 milionë nënshkrime

Peticioni online që fton qeverinë britanike të heqë Artikullin 50 dhe të anulojë Brexit, ka marrë më shumë se 4 milionë nënshkrime.
Numri i lartë i njerëzve që po e nënshkruajnë peticionin që nisi në fund të muajit Shkurt, ka bërë që faqja e internetit e Parlamentit britanik të bie.
Numri i nënshkrimeve po vazhdon të rritet edhe më shumë që kur kryeministrja Theresa May deklaroi se peticioni nuk mund ta ndalojë procesin e largimit të vendit nga Bashkimi Evropian.

Lexo edheNdërroi jetë punëtorja e Telegrafit, Qendresa Rashiti-Hulaj
Disa skeptikë kanë thënë se peticioni është hakuar dhe shumë prej nënshkrimeve nuk janë të personave realë.
Megjithatë, Komisioni për Peticione ka deklaruar se 96% e nënshkrimeve vijnë nga Britania e Madhe.
Sipas tyre, të drejtë për të nënshkruar peticionin e kanë çdo person që është rezident në Britani si dhe çdo shtetas britanik që jeton në një vend tjetër. /Indeksonline/














