BallinaJetëPesë mënyrat negative se si ndikojnë rrjetet sociale në shëndetin mendor

Pesë mënyrat negative se si ndikojnë rrjetet sociale në shëndetin mendor

Të ngjajshme

Interi do të ndahet me yllin e skuadrës gjatë verës, dy klube italiane i vihen pas

Interi pritet të ndahet me Davide Frattesin gjatë verës,...

​Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, reagon policia

Pas alarmit se në qendrën tregtare “Toptani” për bombë,...

Atletico thyen akullin, fiton më në fund në La Liga pas një muaji

Atletico Madridi ka fituar më në fund në La...

Shpërthejnë akuzat për tradhëti, reperja e njohur ndahet nga ylli i NBA

Megan Thee Stallion ka konfirmuar zyrtarisht fundin e marrëdhënies...

Rritja e rrjeteve sociale ka bërë që popullsia globale të jetë më e lidhur se ç’ka qenë gjatë tërë historisë.

Megjithatë, përdorimi i rrjeteve sociale mund të ketë efekte të dëmshme në shëndetin tonë mendor, ku njerëzit mesatarisht e kontrollojnë telefonin mbi 30 herë në ditë, transmeton Telegrafi.

Ndonëse platformat e rrjeteve sociale mund të kenë edhe përfitime, përdorimi i shpeshtë mund të shpie që të bëheni të palumtur dhe të izoluar në periudhë afatgjate.

Më poshtë i keni disa mënyra se si ndikojnë negativisht rrjetet sociale në shëndetin tuaj mendor.

Vetëbesimi
Të gjithë kemi të ‘meta’, disa prej të cilave i themi në publik, e disa preferojmë t’i mbajmë për veten.

Sidoqoftë, krahasimi i vetes me tjerët në rrjete sociale e dëmton tejet mase vetëbesimin e një personi.

Në fakt, një studim i kryer në Danimarkë ka zbuluar se shumë persona vuajnë nga “xhelozia e Facebook-ut” dhe ata që i shmangin rrjetet sociale raportojnë se janë më të kënaqur me jetët e tyre.

Lidhja njerëzore
Si qenie njerëzore, është e rëndësishme për neve të jemi të aftë të komunikojmë me njëri-tjetrin.

Por kjo mund të jetë e vështirë të bëhet kur jemi të ‘ngjitur’ për ekrane, dhe kur më shumë i preferojmë miqtë e internetit sesa personalitetet reale.

Kujtesa
Rrjetet sociale mund të jenë të mahnitshme nëse dëshironi t’i shikoni disa kujtime nga e kaluara. Sidoqoftë, rrjetet sociale gjithashtu ju shkaktojnë probleme të mbani mend gjëra të reja.

Shumica e njerëzve shpenzojnë shumë kohë për ta fotografuar një objekt interesant që nuk e kanë parë më herët, por dështojnë ta shijojnë me sytë e tyre dhe ta mbajnë mend atë.

Përqendrimi
Nëse e keni vërejtur se kohëve të fundit keni probleme të përqendroheni apo fokusoheni në diçka, atëherë fajtorë janë rrjetet sociale.

Rrjetet sociale i shpërqendrojnë njerëzit dhe ndikojnë që përdoruesit të kenë probleme me përqendrim dhe fokusim.

Shëndeti mendor
Jo vetëm se është dëshmuar që rrjetet sociale e shkaktojnë palumturin, por edhe mund të shpijnë në zhvillimin e disa problemeve shëndetësore, duke përfshirë shqetësimin dhe depresionin. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz