BallinaLajmePersoni që fyu Adem Jasharin merr qindar mesazhe kërcënuese

Personi që fyu Adem Jasharin merr qindar mesazhe kërcënuese

Të ngjajshme

Një qytetar me emrin Enis Hyseni, ka publikuar një status për Adem Jasharin, i cili ka ngjallur reagime në rrjetet socila.

E pas kësaj, Enis Hyseni ka marrë me qindra mesazhe kërcënuese. Madje edhe me vdekje. Komente të tilla shihen edhe në postimet e tija të fundit.

Insajderi ka kontaktuar me qytetarin dhe ai e ka pranuar se ka marrë mbi 500 mesazhe kërcënuese.

“Kam marrë mbi 500 mesazhe me kërcënime për vdekje…” ka thënë Hyseni.

Sipas tij është e pafalshme dhe kundër çdo rregulli që një figurë kaq e lartë e Qeverisë së Kosovës të bëjë publikimin e statusit të tij.

“Publikimi i një statusi që kam shkruar në profilin tim nga ana e zëvendësministrit është shkelje e të drejtave të mija, dhe e privatësisë”, ka thënë Hyseni.

Madje sipas tij, fjalia që ka shkruar zëvendësministri Koci që “nëse shteti nuk i mbron vlerat, dikush duhet ta bëjë këtë”, sipas Hysenit është thirrje e pastër e tij për ta sulmuar.

“Kjo është një thirrje e pastër që të më sulmojnë për atë që kam shkruar. Si mundet një zëvendësministër të bëjë thirrje të tilla?”, ka thënë ai.

Për Hysenin, opinioni i tij për Adem Jasharin ka qenë një “shprehje e mllefit nga një i ri kosovar që nuk ka mundur të shoh asnjëherë të ardhme këtu”.

“Njerëzit që kanë qenë në pushtet deri tash kanë fyer më shumë se unë Adem Jasharin me mos punën e tyre që ta bëjnë këtë vend më të mirë”, ka thënë ai.

Hyseni ka kërkuar falje atyre që e kanë keqkuptuar opinionin e tij por kjo sipas tij duhet të respektohen opinionet private.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz