Përse nuk po shënon Ronaldo? Christian Vieri befason të gjithë me përgjigjen e tij!
BILLI

Lexo edheLojtarët e Kosovës emocionohen gjatë stërvitjeve në stadiumin “Fadil Vokrri”

Megjithëse ende nuk ka shënuar golin e parë me Juventusin, Christian Vieri kërkon që Ronaldo mos kritikohet pasi sipas tij është ende herët për të dalë në konkluzione të gabuara.
Ish sulmuesi i Italisë beson se yllit portugez i ka munguar fati në takimet e para në Serie A, shkruan “Sportmediaset”, raporton SYRI.net.
“Duhet të lihet i qetë. Në Itali, jemi në gjendje ta kritikojmë, por problemi për mua nuk ekziston”, deklaroi Vieri për mediat italiane.
Lexo edheLojtarët e Kosovës emocionohen gjatë stërvitjeve në stadiumin “Fadil Vokrri”
“Gjithmonë ka shënuar shumë gola. Ai dëshiron të shënojë dhe nëse do të kishte fat do t’i kishte shënuar 5 gola në 3 ndeshje. Rastet i kishte, topi nuk u fut në rrjetë”, u shpreh ai.